Si të arrijmë qëllimet e karrierës

Si të arrijmë qëllimet e karrierës

Përpjekjet për zhvillim shpesh përqëndrohen në faktin se si mund të arrihen qëllimet e karrierës tuaj për një periudhë afat-gjatë. Sukseset afat-shkurtëra janë delikate për të bërë lëvizjen tuaj të ardhshme dhe për të përgatitur aspirata për periudhë afat-gjatë. Më poshtë paraqiten tre mënyra të rëndësishme për të krijuar munësitë e karrierës tuaj.

1. Tregoni pikat tuaja më të forta. Bëni më shumë se ajo çka ju bëni më mirë. Shpesh në karrierë është mirë që të provoni nga pak për çdo gjë dhe të përmirësoni pikat tuaja të dobta, por mos anashkaloni ato të fortat.
2. Përforconi “markën” tuaj. Zgjidhni aktivitetet jashtë punës, të cilat zhvillojnë imazhin që doni të përcillni. Për shembull, krijoni vullnetarisht grup për ndërtimin e një shkolle nëse jeni i mirë për të menaxhuar projekte. Përdorni përvojën tuaj dhe mënyrat e komunikimit për të përforcuar aftësitë tuaja në punë.
3. Krijoni mjedisin për sukses. Mbani rreth vetes njerëz që ju duhen t’ju ndihmojnë për të bërë punën tuaj sa më mirë. Njerëzit duhet të njohin vlerat dhe qëllimet e përbashkëta, para se ata të jenë të gatshëm të ndajnë me ju atë që ata dinë, në këtë mënyrë ju po investoni në marrëdhëniet tuaja. / punoj.com

Postoni nje koment

COOKIES

Kjo faqe në internet përdor cookies për t'u siguruar që ju të merrni përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Politika e cookies

Pranoj